“Nuk ka negociata, por zgjidhje të menjëhershme” ishte thirrja në bllok e studentëve si përgjigjje ndaj kryeministrit Rama i cili përmes një videekonference i ftoi në dialog.
Studentët nuk pranojnë të largohen nga ministria e Arsimit pa marrë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre.
Protesta para ministrisë së Arsimit vijon prej orës 10:00 dhe studentët shprehen të vendosur se do të vijojnë protestën dhe nuk do të heqin dorë,
Ata bëjnë thirrje për të plotësuar kërkesat e tyre përmirësimin e kushteve dhe nuk pranojnë që protesta të politizohet.