InstaBIZ

Video/ Stresi feston daljen nga burgu dhe ditëlindjen në të njëjtën ditë


               Publikuar në : 10:04 - 15/06/19 |
xhu lia

Ditën e djeshme reperi shqiptar Stresi doli nga burgu në liri me kusht. Gjykata e Tiranë mori këtë vendim ndaj tij pas 8 muajsh që ai qëndroi në burg nën  akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka publikuar në profilin e tij në Instagram momentin kur ka dalë nga ambientet e burgut ku e prisnin familjarë dhe miq.

Gjithashtu ai zbuloi në postimin e tij se dita e daljes nga burgu përkonte me ditën e tij të lindjes.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI),”-përfundon Stresi./Opinion.al/

 

Pas