Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Stop/QSUT s’ka Interferon, farmacisti: Të filmojnë, të bëjnë gropën

2019/01/22 at 9:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Video-Stop/QSUT s’ka Interferon, farmacisti: Të filmojnë, të bëjnë gropën

Disa qytetarë kanë denoncuar në “Stop” mungesën prej një muaji të medikamentit Interferon 18 MIU, që përdoret për pacientët e prekur nga melanoma, ose kanceri i lëkurës. Një grua tregon se i shoqi është operuar me këtë problem dhe duhet të kurohet për 6 muaj me Interferon, por kura është ndërprerë, pasi nuk ka medikament në Onkologjikun e QSUT-së. Medikamenti në fjalë është për përdorim spitalor dhe zonja nuk ka mundur ta gjejë as privatisht.

Në 9 farmaci deklarojnë, se Interferoni nuk gjendet dhe nuk lejohet të tregtohet në farmaci private. Pas shumë kërkimesh medikamenti gjendet në farmacinë “VIP” me 100 mijë lekë të vjetra, nga 230 mijë lekë që kushton, për shkak se është afër skadencës.

“Prej 1 muaji gjej sorollatje në spitalin Onkologjik. Im shoq është bërë operacion dhe është diagnostikuar me melanomë. Që prej 4 muajsh e gjysmë, ai trajtohet me këtë mjekim. Nga 1 muaj ky mjekim është ndërprerë dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje. Si medikament nuk duhet të ishte ndërprerë asnjë ditë”, tregon denoncuesja për emisionin “Stop”.

Ajo shprehet se është interesuar si tek Spitali Onkologjik, tek depo farmaceutike, tek drejtoria e spitalit, por pa mundur të gjejë zgjidhje.

Pas shumë kërkimesh, qytetarja arriti ta gjente medikamentin që kërkonte në një farmaci. Aty i thanë se vërtetë ilaçi është për përdorim spitalor, por mund të pyesnin në depo. Në fakt Interferon 18 MIU gjendej në depo dhe për të shuar ngurimin që kishin për t’ia shitur qytetares ilaçin, farmacisti foli pikërisht me mjeken që trajtonte bashkëshortin e saj.

Kamera e fshehtë gjithashtu zbuloi se si shiten nën dorë pa pullë medikamente që janë vetëm për përodorim spitalor. Farmacia që e ka këtë medikament ndodhet pranë Pediatrisë së QSUT-së. Po kështu vihet re frika e farmacistit për ta tregtuar i cili i thotë të afërmes së pacientit: “Ka dhe njerëz, që vijnë të filmojnë e të bëjnë gropën”./Ri-De
Burimi: Tv Klan

*Ndiqeni të plotë investigimin e “STOP” për mungesën e medikamentit Interferon 18 MIU

Etiketa: farmaci vipinterferonqsutstop

Ju sugjerojmë

Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes
Aktualitet

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

30 Korrik, 2025 5:06 pm
Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!
Aktualitet

Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!

30 Korrik, 2025 4:57 pm
Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë

30 Korrik, 2025 4:39 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Aktualitet

GJL lë në fuqi masën e sigurisë për dy ish-zyrtarët e akuzuar për sulmin ndaj SPAK

30 Korrik, 2025 3:56 pm
Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

30 Korrik, 2025 3:40 pm
Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
Aktualitet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

30 Korrik, 2025 3:17 pm
Para
Si e zbuloi emrin e vërtetë në moshën 19-vjeçare aktori i “Portokallisë”

Si e zbuloi emrin e vërtetë në moshën 19-vjeçare aktori i "Portokallisë"

Video/ Rama: Mos u mërzisni, do rikonstruktojmë 300 qendra shëndetësore

Video/ Rama: Mos u mërzisni, do rikonstruktojmë 300 qendra shëndetësore

Le Journal (1901)/Deklaratë: Ismail Qemali dënohet me vdekje në mungesë

Le Journal (1901)/Deklaratë: Ismail Qemali dënohet me vdekje në mungesë

TE FUNDIT

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
30 Korrik, 2025

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni...

Lexo më shumë

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
30 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ditën e sotme, që mandati i vetëm që fitoi Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
30 Korrik, 2025

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
30 Korrik, 2025

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com