Emisioni investigativ ‘Stop’ në TV Klan me nota të theksuara sarkazme dhe satire ka veçuar dy fjalë të kryeministrit Edi Rama nga replika e tij të enjten e shkuar në Kuvend.
Ndër të tjera, Rama ka theksuar se ai ka thënë vetëm dy fjalë: kazan dhe përshesh. Kaq ka mjaftuar që gazetarët e emisionit ‘Stop’ të nisin parodinë e tyre.
Pamjet e transmetuara të emisionit, në një qendër votimi për kryetarin e ri të FRESSH, tregojnë gazetaren ku pyet me sarkazëm disa vajza të reja, anëtare në familjen rinore socialiste, për dy fjalët e reja të futura në ‘fjalorin politik ndërkombëtar’: kazan dhe përshesh.
Gazetarja pyet vajzat nëse janë në dijeni të autorit që i ka thënë dhe mbi të gjitha që i ka bërë pjesë të këtij fjalori.
‘Parodia’:
Unë jam FRESSH
Nuk fluturoj me presh
Nuk haj përshesh
Dhe nuk kam ik për lesh…