Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar pamjet e disa prej nostalgjikëve të ish-diktatorit Enver Hoxha në monumentin e “Nënës Shqipëri”.
Me nota ironike dhe sarkazme emisioni investigative i transmetuar në TV Klan ka komentuar këta nostalgjikë që kishin ikur për të nderuar, sot, me datë 5 Maj dëshmorët e atdheut në ditën e tyre përkujtimore.
Përveç fotove të ish-dikatorit Hoxha ata mbanin edhe pankarta me mbishkrimet “Rroftë Partia Komuniste”, ndërsa nderuan me grushtin lart.