Ismail Mango nga Divjaka vuan “post traumë kronio-cerebrale” si dhe ‘epilepsi të gjeneralizuar post traumatike”, por nuk i njihet kempi.
Mjeku Ardian Gjini vërteton diagnozën dhe thotë se Mango është i paaftë për punë.
Qytetares Hava Hasa nuk i japin Kempin në Elbasan edhe pse KMCAP qendror ia ka njohur këtë të drejtë.
9 vjecarja invalide Kristina Maklekaj është e paralizuar dhe nuk ka ecur kurrë. Asaj i kanë hequr kempin dhe tani e ëma thotë, se mezi ushqehen.