18 fëmijë në fshatin Brar, që ndodhet vetëm 6 kilometra larg Tiranës, nuk shkojnë dot në kopsht.
Ndonëse godina ekziston, problem është bërë mungesa e një edukatoreje.
Në pamundësi për t’i dërguar të vegjlit në kopsht, prindërit e përcollën shqetësimin e tyre në emisionin investigativ “STOP”.
Ata shprehen se ndonëse kanë paguar para për rojen dhe kangjellat e kopshtit, fëmijët u kanë mbetur në shtëpi, për shkak të mungesës së edukatores.