Një pallat në zonën e Laprakës rrezikon të shembet pasi pronari i një apartamenti në katin e parë ka hequr muret mbajtëse, çka ka vendosur në rrezik të gjithë banorët e pallatit, Denoncimi është kryer nga emisioni investigativ STOP në Tv Klan, i cili ka shkuar të ndjekë nga afër shqetësimin e këtyre banorëve. Ndiqni materialin e përgatitur nga STOP për të kuptuar se çfarë ndodh me këtë pallat dhe banorët e tij.