Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Stop/ Iku për punë në Kinë, kur erdhi e gjen vete të zhytur në kredi

2017/05/11 at 8:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-Stop/ Iku për punë në Kinë, kur erdhi e gjen vete të zhytur në kredi

Punonjësi i AKU, Gjon Marku, tregon në emisionin “STOP” se në vitin 2007, u nis për një muaj drejt Kinës për arsye pune. Gjatë mungesës së tij, bashkëshortja kishte marrë një kredi në BKT me vlerë 15 milionë lekë, me afat shlyerjeje deri në vitin 2014. Vetëm në vitin 2015, kur ishte në proçes divorci, Gjoni mësoi për kredinë e marrë me firmën e tij, por pa dijeni. Prokuroria ka pushuar çështjen sepse noterja Vitore Biba thotë se nuk kujtohet për firmën e Gjonit, ndërsa BKT përgjigjet se Gjon Marku ka qenë prezent kur është marrë kredia. Por emisioni “STOP” provon me anë të sistemit TIMS se Gjoni ka qenë jashtë shtetit, kur në emër të tij është firmosur kredia 15 milionëshe….


“Unë jam Gjon Marku, banoj në qytetin e Rrëshenit dhe punoj si inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Me bursë të akredituar nga Ministria e Bujqësisë, në vitin 2007 unë nisem për në Kinë. Pas 1 muaji që unë isha larguar, ndodh ajo që nuk pritej. Në BKT merret një kredi prej 15 milionë lekësh, e cila do të shlyhej për periudhën 2007- 2014. Kjo kredi merret nga bashkëshortja ime dhe nga njerëzit e saj, duke falsifikuar firmën time dhe pa prokurë të lëshuar prej meje, pa asnjë lloj dokumenti. Shtëpia ime vehet në kontratë hipotekimi, merret nga banka, nga punonjësit e bankës që si firmosin e dinë ata, merret firma dhe në zyrën noteriale, ku gjithashtu falsifikohen. Domethënë është një grup njerëzish që kanë bashkëpunuar për të marrë këtë kredi, e cila në ditën e sotme ka shkuar 21 milionë lekë.”

Gjon Marku shprehet se problemet mes tij dhe bashkëshortes nisën në vitin 2012 dhe ai filloi të përgatisë dokumentat për divorcin, por në vitin 2015 kur ai i dërgon këto dokumenta gjykatës, informohet për kredinë me vlerë prej 15 milionë lekësh. Pranë bankës ai rezulton si “kreditor i keq”.

I gjendur në këto kushte dhe i tradhëtuar nga e shoqja, Gjoni i drejtohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të faktuar se nuk ka qenë ai që ka marrë kredinë dhe se nuk ka firmosur asnjë kontratë për të qenë kredimarrës pranë BKT. Eksperti kriminalistik, Xhemal Skaci, ka pohuar se nuk është dorëshkrimi e nënshkrimi i Gjon Markut, krahasuar me modelet e sjella për krahasim, por nuk është thërritur asnjë punonjës i bankës. Por prokurorja Riselda Fishta pushon hetimet për këtë çështje sepse kishte kaluar afati prej 5 vitesh, edhe pse Gjoni vazhdon të jetë i deklaruar i kredimarrës.

“Prokurorja për arsye banale nuk vinte në seanca. U shtynë shumë seanca dhe pastaj me vendim të gjykatës pranohet kërkesa ime. Këto akte duhej të ktheheshin në prokurori për t’u hetuar.”

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua zyrës noteriale të Vitore Bibës për të pyetur nëse kanë qenë prezente të gjitha palët në momentin e firmosjes së kontratës.

Gazetarja – Më datë 10.10.2007 është lidhur një kontratë pranë zyrava tuaja, një kontratë kredie nga kreditori Banka Kombëtare Tregtare me përfaqësuesit e vet, kredimarrësi Gjon Bib Marku dhe ish-bashkëshortja e tij Bardhe Marku. Doja të dija a kanë qenë të gjithë prezent?

Vitore Biba – Aaa, nuk e mbaj mend.

Gazetarja – S’e mban mend ëë?

Vitore Biba – Më vjen keq, por nuk e mbaj mend.

Gazetarja – Po të vë në dispozicion (aktet e ekspertimit)…

Vitore Biba – Po, po e di pak a shumë si problem.

Gazetarja – Po ky akti i ekspertimit, si e ke bërë moj Vitore? Sepse janë bërë dy akte ekspertimi.

Vitore Biba – Më fal, nuk e di se çfarë janë bërë, se nuk ëëë… Më fal, unë nuk e di a janë bërë aktet e ekspertimit apo jo, se këto janë fotokopje. Ku ta di unë, a janë të vërteta apo jo?

Ndërsa Banka Kombëtare Tregtare thotë se kredia është bërë në bazë të aktit noterial, i përfshirë verifikimi i prezencës dhe identiteti i palëve në nënshkrim, si dhe konfirmimi i autencitetit të nënshkrimeve të tyre të kryera në prezencë të noteres.

Në bazë të sistemit TIMS, ku thuhet se Gjon Marku është larguar për në Kinë më datë 21.09.2007 dhe është kthyer në Shqipëri më datë 17.11.2007, periudh në të cilën ai nuk mund të lidhte një kontratë sepse nuk ishte prezent, gjykata duhet ta rihapë çështjen dhe të gjejë një zgjidhje, pasi kredia vazhdon dhe Gjonit i duhet të paguajë përveç kredisë edhe kamat-vonesat./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
Bota

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

10 Maj, 2025 8:46 am
Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit
Aktualitet

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit

10 Maj, 2025 8:31 am
Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
Aktualitet

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

10 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:13 am
“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Para
Video-Opinion/ Balliu: Deklarata e komisionerit Hahn, një “Daci-Bao”

Video-Opinion/ Balliu: Deklarata e komisionerit Hahn, një “Daci-Bao”

Letra e Hahn, Ylli Manjani: Ka dalë jashtë mandatit të tij, nuk i shkruan një komisioner popullit

Letra e Hahn, Ylli Manjani: Ka dalë jashtë mandatit të tij, nuk i shkruan një komisioner popullit

Video-Opinion/ Mertiri: BE-ja agresive, ka dështuar në gjithë Ballkanin

Video-Opinion/ Mertiri: BE-ja agresive, ka dështuar në gjithë Ballkanin
















TE FUNDIT

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
10 Maj, 2025

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Polonisë udhëtojnë drejt Kievit për të marrë pjesë në videokonferencën e ashtuquajtur “Aleanca e...

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit
10 Maj, 2025

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, pas 1 muaji fushatë elektorale. Ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në...

Lexo më shumë

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
10 Maj, 2025

Sot do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë sot vetëm qytetin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
10 Maj, 2025

Dita e shtunë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Reshjet e shiut do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com