Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-STOP/ I falsifikoi firmën për kredi, noteri ironizon gruan

2017/03/15 at 9:14 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video-STOP/ I falsifikoi firmën për kredi, noteri ironizon gruan

Edlira Ismaili ankohet në emisionin “STOP”, se ishte viti 2015, kur në punën e saj erdhi përmbarimi. Vetëm në këtë moment, ajo mësoi mbi një kredi prej 5 milionë lekësh të vjetra, që kishte marrë i shoqi, duke përdorur edhe firmën e saj. Ajo në këtë kredi rezulton “dorëzanëse” dhe sot detyrohet të paguajë këstet e kësaj kredie. Edlira kërkon të kontaktojë me noterin Robert Koli, që kishte hartuar dokumentat me firmën e saj, por kjo ishte e pamundur.


“Ju drejtova emisionit “STOP” sepse në vitin 2014 burri im ka marrë një kredi. Unë jam njohur me këtë kredi në vitin 2015. Kur më vijnë nga zyra e Përmbarimit tek puna dhe më sjellin një shkresë. Interesohem dhe pyes se për çfarë arsye më është ndërprerë rroga në bankë dhe më thonë se ju keni marrë një kredi. Interesohem dhe më thonë që burri juaj ka marrë një kredi dhe ju jeni dorëzanëse. Kjo ishte një kredi prej 5 milion lekësh. i them se si ka mundësi që ju e keni dhënë këtë kredi pa qenë unë që të hedh firmën? Kemi të drejtën të japim kredi me procedurën e noterit, më thanë. Që prej asaj dite vazhdoj të paguaj këstet e kredisë. Interesohem për noterin, i cili është Robert Koli dhe nuk e kam takuar ende edhe sot e kësaj dite”.

2-56-1024x571

Pra noteri ka përpiluar një deklaratë noteriale pa qenë prezent ju dhe ju ka quajtur dorëzanëse?

“Po! vetëm me kartën time, por as me shkrimin tim dhe as me firmën time”.

E keni pyetur gjatë kësaj kohe bashkëshortin si ka ndodhur kjo gjë?

“E kam pyetur dhe më ka thënë mos u merr me atë punë se merrem vetë. Unë sot paguaj kredinë.”

3-39-1024x565

Me ndihmën e emisionit “STOP”, zonja Ismaili arrin të regjistrojë një bisedë me noterin, për firmën e saj të falsifikuar. Por përgjigja është vetëm batuta dhe ironi nga ana e noterit.

Denoncuesja – Para disa vitesh, im shoq ka marrë një kredi. Ju jeni noteri?

Noteri – Po!

Denoncuesja – Unë si individ, nuk kam qenë as si individ, vetëm karta ka ekzistuar.

Noteri – Po!

Denoncuesja – Më çfarë të drejte e keni dhënë ju këtë kredi?

Noteri – Me çfarë e ke ti? Me cilën bankë?

Denoncuesja – Me Fondin Besa, në vitin 2014.

Noteri – Ti ke dalë garant?

Denoncuesja – Po!

Noteri – Dhe kush ka marrë?

Denoncuesja – Kredi ka marrë im shoq. Unë nuk kam vënë asgjë si individ, përse të më falsifikohet mua firma?

Noteri – A, mirë dakord! Atë mund ta kërkosh e mund ta bësh, të gjitha gjërat është tjetër punë ajo. Kredinë e ka marrë për ty, jo për mua. I verifikojmë gjërat?

Denoncuesja – Unë i kam verifikuar. Se nuk jam personi i duhur aty. Dhe unë po vuaj atë kredi. Unë kam lënë fëmijët pa bukë, për këtë kredi. Se im shoq dhe ai tjetri nuk e paguajnë, janë pa punë.

Noteri – Derisa është karta jote këtu, a të kam parë, a s’të kam parë, unë s’e mbaj mend. Se po të kisha mbajtur, do kisha ashtu… Pranon burri, që nuk ka qenë?

Denoncuesja – Jo burri ka qenë, unë s’kam qenë. Ti ke arritur që ke prishur një familje. S’ke pse të japësh akt deklarate ti, pa qenë unë prezent. Se nëse nuk e jep ti, as banka nuk e jep këtë pjesë. Se unë shkova tek banka, thashë pse keni dhënë pa firmën time ju kredi? Burri mbase donte të më shkatërronte mua dhe fëmijët e mi.

5-16-1024x561

Noteri – Nëqoftëse burri të shkatërron ty për 5 milion lekë, atëherë kot që e mban atë burrë. Këtu kanë qenë tre veta, se unë nuk falsifikoj dokumenta.

Denoncuesja – A e pe kartën time ti? Ngjaja me atë të tretin aty?

Noteri – Ku di unë, a ngjaje, a nuk ngjaje…

Denoncuesja – Noteri për këtë punë është.

Noteri – S’i fotografoj unë. Ngjajnë njerëzit! Edhe mbase ngjaj. Se grua kanë sjellë këtu. Se kush ka qenë, e motra e tij, a motra jote… Në raste të tilla, ti do të vish me burrin, Feridin e thërrasim neve të vi, sesi e kanë bërë si s’e kanë bërë. Se Feridi mund të ketë marrë edhe ndonjë para. Ti sill burrin këtu, ta shikojmë.

Denoncuesja – Ti do mbash përgjegjësi?

Noteri – Cilën përgjegjësi të marr?

Denoncuesja – Se nuk mund të vi dikush me kartën time. Nuk e dallon dot?

Noteri – S’e dalloj! S’e kam dalluar për atë moment. /tvklan.al

Etiketa: falsifimifirmafondi besanoteristopvideo


Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Vullkani ishte aktiv. Pritej vetëm të shpërthente

Gjermani/ Eksploziv në zyrën e ministrit të Financave

Çfarë po ndodh në Sarajevë/ Rama ul në tavolinë Vuçiçin me Mustafën

Çfarë po ndodh në Sarajevë/ Rama ul në tavolinë Vuçiçin me Mustafën

Arian Çani piu hashash dhe rrezikoi jetën e tij

Arian Çani dhe 7-VIPA të tjerë braktisin Shqipërinë, ja kush janë
















TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com