Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Stop/ Firma e ndërtimit në Fier mashtron blerësit dhe ish pronarët e tokës

2017/02/13 at 9:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-Stop/ Firma e ndërtimit në Fier mashtron blerësit dhe ish pronarët e tokës

Mentor Kusho ankohet në emisionin “STOP”, se në vitin 2012 ka bërë akt-marrëveshje me një firmë ndërtimi, për të blerë një apartament në Fier. Një pjesë të parave i ka dhënë, ndërsa sasia tjetër do të dorëzohej, kur të përfundonte pallati dhe të merrej hipoteka. Por në këtë moment, ndërtuesi kërkon para të tjera dhe nuk e njeh fare si blerës Mentor Kushon.


2

“Në vitin 2012 në këtë apartament kam bërë një marrëveshje me pronarin e firmës, që ndërtonte këtë apartament me vlerën 42 mijë euro. Kam paguar vlerën 22 mijë euro dhe pasi të mbaronte pallati do të paguaja vlerën e mbetur duke bërë kontratën përfundimtare të shitjes dhe marrjen e hipotekës. Për arsye dhe shkaqe nga më të ndryshmet bllokohen punimet. Fation Muskaj merr përsipër sëbashku me pronarin e firmës të bëjë një akt – marrëveshje, që do të përfundonte pallati me investimet e veta duke respektuar të gjtiha marrëveshjet që firma kishte bërë me qytetarët.

3

Në dhjetor të vitit 2014 Fation Muskaj sëbashku me pronarët e tokës deklarojnë tek ALUIZNI se ky pallat ishte ndërtuar me investimet e tyre. Pronarët e tokës sëbashku me Fationin nëpërmjet presioneve të ndryshme detyrojnë blerësit e tjerë të apartamenteve, që krahas shumës që kishin deklaruar në kontratat e tyre të shitblerjes, të paguajnë edhe një shumë shtesë prej rreth 15 mijë euro. Duke mos pranuar këtë deklaratë ata nuk më njohin fare si blerës.” Njëri prej pronarëve të tokës tregon, se ndërtuesi është mashtrues dhe se lejet i ka të falsifikuara. “Në të gjitha pretendimet e tij për mendimin tim, se as nuk e njoh duhet të jetë ndonjë mashtrues. Ai kërkon të përfitojë nga një rrëmujë që është bërë. Po ajo kontrata? Janë gjëra fiktive. Ajo ka një leje ndërtimi atje një shesh ndërtimi. Ato të gjitha janë të falsifikuara. Shkoni në bashki dhe verifikojeni lejen e ndërtimit.

Nëqoftëse ajo ekziston i jepni të drejtë atij zotërisë, por nëse nuk ekziston dhe është bërë në mënyrë evazive, i bie që këta dy zotërinjtë që lidhin kontatat kanë vepruar me njëri-tjetrin dhe kërkojnë të marrin nga të mundin. Ky objekt është ndërtuar pa leje, domethënë 20 apo 30 banorë kanë bashkëpunuar që të ndërtohet ky objekt. Tani këta banorët duke qenë se ky është objekt pa leje janë drejtuar ALUIZNI-t, për të përfituar nga ligji i këtij të fundit me qëllim që të nxjerrin dokumentacionin përkatës.”

4

Në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit thonë, se për këtë leje ndërtimi kanë kërkuar dokumentacionin edhe organet e drejtësisë. “Doja të vërtetoja këtë leje ndërtimi… Është leje e saktë sepse e kemi parë edhe formularë- leje që kanë bërë, ndryshime me të dhënat. Pra kjo leje është e saktë. Siç e shikoni është e shkuar edhe me kompjuter se janë bërë edhe disa përmirësime.

Ju e njihni si rast?

Po, po jam shumë në dijeni.

Takova edhe pronarin e truallit dhe më tha që mund të shkosh në Bashki të verifikosh?

Kjo dosje është bërë legjendë sepse janë bërë korespondenca të herëpasherëshme, kështu që është e sigurt që kjo leje është e saktë.” Ndërkohë Ervin Bushi, Drejtori i Aluiznit Fier shprehet se: “Unë e njoh nga ankesat e qytetarëve nuk është se e njoh personalisht si dosje. Problemi është që në momentin që ka leje ndërtimi për të gjitha objektet pyetet Bashkia. Qytetarët janë drejtuar me një deklaratë, por gjithsesi verifikohet. Verifikohet në bashki leja e ndërtimit nëse është e rregullt, pastaj shikohet akt-marrëveshja që kanë bërë me qytetarët.

5

Në çfarë faze të procesit jeni?

Në fazën fillestare të procesit me pallatet. Ne sa i përket pallateve verifikohet deri në detaje dhe nuk legalizohet asgjë në kundërshtim me ligjin.” / tvklan.al

 

 

Etiketa: aluiznibashkia fierfation muskajfirma e ndertimitmentor kushostop


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

3 Tetor, 2025 3:18 pm
Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Para
Ky është shteti që dënon njerëzit nëse festojnë Shën Valentinin

Ky është shteti që dënon njerëzit nëse festojnë Shën Valentinin

Aleancat e fuqishme të Edi Ramës

Aleancat e fuqishme të Edi Ramës

Kjo nuk ishte parë! Ura e parë në botë e shtypur me printer 3D

Kjo nuk ishte parë! Ura e parë në botë e shtypur me printer 3D
















TE FUNDIT

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin për...

Lexo më shumë

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
3 Tetor, 2025

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas...

Lexo më shumë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
3 Tetor, 2025

Një debat banal mes dy shokëve në lokal përfundoi me vrasje mbrëmjen e djeshme në Babrru. Viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci,...

Lexo më shumë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
3 Tetor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet se shiste drogë në ambientet e Bllokut të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com