Administratorja e farmacisë “Erbasol” denoncon në emisionin “Stop”, në Televizionin Klan, faktin se Bashkia e Tiranës e ka tatuar dy herë si biznes.
Ajo tregon, se disponon një dyqan dhe një ambient për magazinimin e mallit. Një inspektor i bashkisë i ka verifikuar dyqanin, por nuk pranon të bëjë të njëjtën gjë edhe me magazinën. Tashmë zonjës i duhet të paguajë 2 milionë e 200 mijë lekë, pasi në dorë ka një urdhër bllokimi.