Një qyetar i është drejtuar emisionit investigativ “STOP” për një çështje pronësie.
Bashkia e Beratit po ndërton në një tokë që familja Lefta pretendon se është e saj.
Përfaqësuesi i familjes, Kostandin Lefta, tregon se është në gjyq me Bashkinë për çështjen e pronësisë, e megjithatë punimet vazhdojnë ende.