Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-STOP/ Absurdi i drejtësisë, gjykohet viktima të lirë agresorët

2016/12/09 at 8:54 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-STOP/ Absurdi i drejtësisë, gjykohet viktima të lirë agresorët

Stafi i emisionit investigativ  “STOP”, në Televizionin Klan, ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit, aty ku në 3 dhjetor 2015, Markeljan Stojani mbeti i plagosur në një pikë servisi.

Ai u godit me mjete të forta, por edhe me pistoletë në njërën këmbë. Stojani nuk e mban mend se kush e ka dërguar në spital, por di vetëm që pas dy ditësh, në kushte të rënduara, policia e ka marrë në pyetje dhe më pas e ka dërguar në burg.Pasi doli nga burgu atij iu vu masa “arrest shtëpie”, ndërsa 3 personat që e plagosën u lanë të lirë.

Për “STOP”, Markeljan Stojani tregon se ditën e parë ka qenë i pamundur të dëshmojë dhe nuk e ka idenë se për çfarë kanë shkruar oficerët e Policisë Gjyqësore. Ndërsa kur ai ka deklaruar gjithçka, kjo nuk është marrë parasysh. Pas seancave gjyqësore maratonë, ku paraqitet vetëm Stojani, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa vetëm njëri nga agresorët po përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dy të tjerët janë hequr nga hetimet.

Markeljan Stojani: Mbrëmjen e 3 dhjetorit, duke kaluar pranë servisit u afrua një makinë “Audi” ngjyrë gri me targa NA 908 FF. Zbresin tre persona. Ervisjon Lleshaj që ishte me armë në dorë, vëllai i tij Elson Lleshaj dhe djali i xhaxhait të tij më dru në dorë. Dy persona më godisnin me levë dhe dru dhe Ervisjon gjuan me armë zjarri dhe më pas jam shtrirë në tokë, nuk mbaj mend asnjë gjë.

Gazetarja: Kush të dërgoi në spitalin e Tiranës?

Marigleni: Në letra thuhet se më çoi Hasan Derica.

Gazetarja: Mban mend gjë ti, të të ketë dërguar ky zotëria?

Markeljani: Nuk mbaj mend asnjë gjë.

Markeljani u plagos tek gjuri, por çfarë ndodhi më pas?

Në momentin që Markeljani ishte në gjendje kome dhe i shtruar tek Spitali Ushtarak, pas dy ditësh shkon policia në spital dhe kur e pyet, ai u thotë që nuk mbante mend asgjë. Menjëherë pas kësaj, policia dhe Prokuroria e Laçit e padit për moskallëzim krimi.

Gazetarja: Ka një kallëzim ndaj teje për moskallëzim krimi? Është e vërtetë që ti nuk e ke kallëzuar krimin?

Markeljan Stojani: Nuk është e vërtetë pasi unë nuk kam qenë në gjendje të flas. Ata më kanë marrë ne pyetje në spital dhe më pas më kanë çuar në burg. Unë kam dalë nga burgu në fund të dhjetorit, pas tre muajsh më kanë marrë në pyetje përsëri dhe kam thënë të njëjtën gjë në deklaratë. Ekspertiza ligjore e ka nxjerrë plagosje të lehtë, 9 ditorshe, ndërkohë që unë jam akoma me hekura në këmbë.

Gazetarja: Ti ke që dhjetor të 2015 dhe deri më sot, që jemi në shtator të 2016, të kanë marrë në pyetje? Çfarë është bërë?

Markeljan Stojani: Pas tre muajsh e kam thënë deklaratë time.

Gazetarja: Çfarë është bërë me këta persona?

Markeljan Stojani: Vetë Ervisjoni është në kërkim, ndërsa Elsoni dhe Ervini nuk janë të përfshirë. Prokuroria i ka hequr ata të dy nga hetimi dhe ka shpallur në kërkim vetëm Ervisjonin dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje. Unë jam i dëmtuar dhe po vuaj arrest shtëpie. Unë kërkoj drejtësi.

Në muajin tetor, Markeljanit i hiqet masa “arrest shtëpie”, por historia nuk mbaron këtu. Prokurori Arben Nika e akuzon Ervisjon Lleshin vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që duhet të akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Gazetarja: Si është gjendja jote pas një viti?

Markeljan Stojani: Jam akoma me hekura, dhe këmba më dhemb akoma shumë.    

Gazetarja e “STOP”, së bashku me Markeljanin udhëtojnë drejt spitalit për të pyetur doktorin se në çfarë gjendje është këmba e tij, pasi ekspertët e kanë cilësuar vetëm plagosje e lehtë dhe ka nevojë vetëm për 9 ditë që të shërohet.

Por mjeku në spitalin e Kurbinit, edhe pas një viti shprehet se ai ka ende nevojë për kurim, pasi plaga ka rrjedhje dhe nuk është mbyllur akoma nga plagosja më armë zjarri./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
“Të premtoj që do jem një nënë e përkushtuar”/ Poni prezanton djalin e saj

“Të premtoj që do jem një nënë e përkushtuar”/ Poni prezanton djalin e saj

Video/ Historia e murit në Mitrovicë – plani ekzistonte prej kohësh

Video/ Historia e murit në Mitrovicë – plani ekzistonte prej kohësh

Video/ Arjan Çani tregon se si morri gjobë emisioni nga performanca Xhesit

Video/ Arjan Çani tregon se si morri gjobë emisioni nga performanca Xhesit

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com