Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke publikuar pamje nga stadiumi i ri i qytetit të Kukësit.
Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se sot në këtë stadium do të luhet ndeshja e parë në fushën e rilindur. Sipas tij stadiumi i Kukësit është pasqyrë e fjalës së mbajtur si edhe e respektit për komunitetin kuksian.
“MIRËMËNGJES dhe me Stadiumin e Ri te Kukësit që sot pret sportdashësit për lojën e parë në fushën e rilindur, pasqyrë e fjalës së mbajtur si edhe e respektit të vërtetë për komunitetin kuksian, ju uroj një fundjavë të bukur.”, shkruan Rama.