Kronikë

VIDEO/ SPAK zbardh rolin e pjesëmarrësve në vrasjen e vëllait të Talo Çelës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:39 - 20/04/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me rolin e Nuredin Dumanit dhe miqve të tij në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, krim i ndodhur 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas “ABC”, SPAK ka të provuar se 40 vjeçari Henrik Hoxhaj është personi i parë që qëllon ndaj 61 vjeçarit, i cili ndodhej në tavolinën e lokalit me një person tjetër.

Hoxhaj rezulton se qëllon me armë automatike sapo zbret nga mjeti, në një distancë 5-6 metra nga objektivi.

Personi i dytë dyshohet se është Nuredin Dumani, i cili mban në dukje jelek antiplumb. Por 40 vjeçarit nuk i shkrep arma në dy tentativa.

Dumani iu kërkon shokëve të kthehen për ta qëlluar sërish objektivin. Personi që vjen është sërish Henrik Hoxhaj, por nuk realizon dot qitjen pasi i kanë mbaruar fishekët.

Sipas dosjes së SPAK, 20 minuta para vrasjes, Dumani rezulton se furnizoi me karburant makinën, që u përdor në këtë ngjarje. Kjo provohet nga shenjat e gishtave të lëna në paratë që u ble karburanti.

Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani u arrestuan në qytetin e Fierit, pas atentatit që iu bënë, pranë Paprit më 29 mars.

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës.

Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës. E njëjta masë iu dha dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, si dhe për ngjarjen e Papërit më 29 mars. Nën masën arrest me burg po hetohet edhe Henrik Hoxhaj.

Pas