Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e ftuar këtë të hënë në rubrikën “Kutia” të emisionit NIN. Asaj i është dashur ti përgjigjet disa pyetjeve të sikletshme si “çfarë i ka mbetur peng” apo “nëse ka pretenduar se ka pasur dhimbje koke për të anashkaluar seksin”.
Ajo është kujdesur të përgjigjet me sportivitet në shumicën prej tyre, megjithëse pati edhe pyetje për të cilat Soni nuk ka dashur të flasë.
Ndonëse nuk preferon të tregoj shumë për jetën personale dhe marrëdhënien me të fejuarin, Soni ka folur për nivelin e xhelozisë së Klevit.
“Nuk ka atë xhelozinë të çmendur të sëmurë dhe pa logjikë,normalisht një lloj xhelozie e ka, por gjithmonë të logjikshme.”-ka përfunduar Soni Malaj.
Ajo është duke kaluar një periudhë të mirë si në jetën e saj personale, në fejesën me Klevin ashtu edhe në profesion pas konkurrimit me këngën “Për vete më mbaj” në kompeticion Kënga Magjike2016.