Frika nga vdekja është arsyeja kryesore pse instinktet tona na thonë të veprojmë, por megjithatë vdekja nuk është shqetësimi ynë kryesor gjatë ditës, sepse ne e shmangim mendimin për të dhe nuk e shohim si një ngjarje që i takon të ardhmes së afërt.
E ftuar në emisionin Opinion, pedagogia e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, Genta Skuraj bëri me dije se njerëzit kur po japin shpirt, pak minuta para se të kalojnë në botën e amshuar, duket sikur bëjnë disa shenja të pakuptueshme dhe supozohet se ata po flasin me njerëz që prej kohësh kanë vdekur.