Një djalë donte t’i bënte një rreng të dashurës sikur po e tradhëtonte me shoqen e saj të ngushtë, por kur ia hap gropën tjetrit bie vetë brenda.
Gjithçka shkoi jashtëzakonisht shumë keq për Chris Monroe, i cili përfundoi vetë në rolin e viktimës. E dashura e tij futet në shtëpi me një mashkull tjetër duke e bërë Chris që të tërbohet.
Ajo që ai nuk dinte është se personi në fjalë ishte i dashuri i shoqes së ngushtë të së dashurës së tij. Vajza me të cilën Monroe do të realizonte rrengun kishte lajmëruar shoqen e vet për gjithçka, dhe kjo e fundit vendosi që të marrë hak. Rezultati? Një spektakël i vërtetë!