Kronikë

Video/Skema 3D e vrasjes së Brilant Martinajt, çfarë filmuan kamerat e sigurisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 29/09/22 |
Opi Nion

Atentatorët që morën pjesë te ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku u vranë, Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha mendohet se i pritën tre të rinjtë në hyrje të Urës së Fushë-Krujës. Viktimat ishin nisur nga lokali “Brazil”, ku ishin ndarë me Jeton Lamin.

Emisioni investigativ ‘Në shënjestër’ ka ndërtuar skemën 3D që tregon momentin e atentatit. Në pamjet e ndërtuara specifikohet se si autorët i zunë pritë makinës ku udhëtonte Martinaj, dhe qëlluan me 83 plumba, ndërsa më pas mjetit iu vu flaka.

Mësohet se makina e autorëve, ka qëndruar në pritje për afro 55 minuta. Gjatë gjithë pritjes së tyre, ata kanë hapur vetëm një moment derën e automjetit ku qëndronin në pritje, por, pa dalë asnjëherë nga aty, çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi grupit hetues të kryejë identifikimin e autorëve.

Në momentin që ata dalluan për së largu, makinën me të cilën Brilant Martinaj dhe miqtë e tij udhëtonin, makina në pritje lëviz nga vendi ku qëndronte prej kohësh dhe i vihet në ndjekje, objektivit. Pas tyre, po në këtë moment, vihet në ndjekje edhe një tjetër makinë.

Makina me Martinaj dhe shokët e tij në brendësi shpërthen në flakë. Ishte Dikler Vata, 30-vjeçari që qëndronte në pjesën e pasme të mjetit ai që tentoi t’i shpëtojë breshërisë së plumbave.

Edhe pse doli nga automjeti atentatorët u rikthyen edhe njëherë në vendngjarje dhe e ekzekutuan atë.

Sipas grupit hetues, menjëherë pasi u konstatua nga pamjet filmike, makina e dytë në krim, ata kryen verifikimin e tyre, se kujt i përkiste ky automjet. Në bazë të të dhënave të siguruara, rezultoi se ky automjet, i përkiste një emigranti që jetonte në Britaninë e Madhe, i cili u ndalua në avion në momentin kur po udhëtonte drejt Anglisë. Por alibia e tij e fortë bëri që grupi hetues ta lironte shpejt nga përgjegjësitë si një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Paralelisht me këto veprime, policia gjeti pas ngjarjes, edhe një makinë të djegur. Makinë Ëolksvagen Passat me portobagazh, me targa të pasme AA150OR, ku në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë.

Atentati ndodhi më 17 korrik të këtij viti ndërsa objektiv i tij ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt.

 

Pas