Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Skandaloze/ Ja se si truprojat e Ramush Haradinajt u drejtojnë pistoletën makinës së amerikanëve në autostradë

2016/03/15 at 8:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-Skandaloze/ Ja se si truprojat e Ramush Haradinajt u drejtojnë pistoletën makinës së amerikanëve në autostradë

Një ngjarje që meriton të cilësohet skandaloze. Një video e publikuar së fundmi shfaq dy pjesëtarë të Njësisë së Mbrojtjes së Afër, në varësi të Policisë së Kosovës, të cilët i drejtojnë pistoletat dy shtetasve amaerikanë që po udhëtonin në Fushë-Kosovë. E gjithë skena është xhiruar nga një aparat celular dhe ka ndodhur një vit e gjysmë më parë. Fillimisht shtetasit amerikanë, Jonay dhe Olga Jonay kanë menduar se kishin të bënin me dy kriminelëve të armatosur, të cilët u kërkonin të ndalonin me qëllim grabitjen.

Por shpejt është kuptuar se njerëzit që po u drejtonin armët ishin pjesëtarë të njësisë së mbrojtjes së afërt, të Policisë së Kosovës, të identifikuar si Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi, që në atë kohë kishin nën mbrojtje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Bajram Gashi, një nga truprojat e Haradinaj, i ka drejtuar pistoletën veturës në të cilën ndodheshin amerikanët, si edhe shtetasit Blerim Ramosaj dhe Besnik Tahirukaj.

E gjithë ngjarja ngjan me një film të frikshëm.

Në hyrje të autostradës në Gjurgjicë, civilët po udhëtonin në korsinë e shpejtë. Prapa tyre vjen me shpejtësi të madhe vetura civile Toyota. Prej xhamit të saj, polici Bajram Gashi nxjerr revolen dhe ia drejton veturës duke paralajmëruar shoferin që ta lirojë aksin e shpejtë.

Kur udhëtarët shohin se dikush po u drejton revolen, thërrasin Policinë dhe i vihen pas veturës civile me të cilën udhëtonin dy policët.

Nisin të xhirojnë ngjarjen dhe komunikimin me stacionin policor në Fushë-Kosovë.

Mirëpo, në hyrje të Fushë-Kosovës në kryqëzimin e autostradës që çon për në Shkup, policët u bllokojnë rrugën udhëtarëve. Të dy të veshur me rroba civile, nxjerrin armët duke kërkuar nga ta të dalin nga vetura.

Fillimisht ata kanë hasur në rezistencë. Atyre nuk u hapet dera e as dritarja derisa të vijë patrulla e policisë nga Stacioni policor i Fushë-Kosovës.

Katër udhëtarët përfshirë shtetasit amerikanë shoqërohen në Stacionin policor në Qendër si të dyshuar. Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Basri Morina kishte dashur që t’u caktonte ndalim policor prej 48 orësh.

Pasi ishte njoftuar Ambasada Amerikane për incidentin, në stacion të Policisë kishte shkuar kryeprokurori, Imer Beka.

“Lirojini njerëzit se nuk ka vepër penale këtu”, kishte thënë ai pasi kishte shqyrtuar rastin.

Në rast ishte implikuar Inspektorati Policor i Kosovës për të kryer hetime penale kundër policëve. IPK kishte mbyllur rastin “në mungesë të veprës penale nga ana e policëve”.

Pasi ishte vendosur që të “dyshuarit të liroheshin”, Policia kishte kërkuar të fshihej incizimi. Ishte bërë presion mbi ta për ta fshirë atë. Personi që kishte incizuar kishte gënjyer se e ka fshirë incizimin. Pas kësaj ishin lënë të lirë.

Në Inspektoratin Policor kanë thënë se hetime nuk janë kryer për shkak se nuk ka pasur elemente të veprës penale. Kanë thënë se me këtë çështje është marrë Standardet Profesionale në Polici.

Por, Policia për më shumë se një javë nuk ka kthyer përgjigje nëse ka kryer hetime disiplinore apo jo ndaj policëve.

Për këtë incident nuk është përgjigjur as Ambasada Amerikane në Kosovë./Insajderi.com

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Horoskopi 13 janar

Horoskopi, 15 mars

Foto/ Pas sherrit me Alketën, Endri feston me miqtë

S’ka konsensus për drejtësinë/A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

S'ka konsensus për drejtësinë/A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com