Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Skandali i transmetuar në emisionin Stop, me 500 mijë lekë bëhesh pronar me letra i tokës

2018/01/09 at 8:52 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Skandali i transmetuar në emisionin Stop, me 500 mijë lekë bëhesh pronar me letra i tokës

Një qytetar ka aplikuar para katër vitesh për regjistrimin e tokës së tij në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Vlorë, por çuditërisht një herë i humbin numri i protokollit, ndërsa një herë tjetër nuk i gjendet dosja.


Qytetari mundi të gjente “çelësin” që hap çdo derë. Pasi kontaktoi me juristin e hipotekës, ky i fundit i premtoi “zgjidhjen” e hallit, i cili kushtoi plot 500 mijë lekë të vjetra. Sapo qytetari dha lekët, të cilat i numëroi cash në dorë, si me magji mori edhe certifikatën e pronësisë, për të cilën sorollatej prej 4 vjetësh. Kamera e fshehtë shfaq me zë dhe figurë korrupsionin në këto zyra.

Takimi me juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Vlorë

Juristi – Dale një çikë! Çfarë përgjigje ke marrë në fillim? T’i bëje një fotokopje të gjitha këtyre. I sjell dhe mandat-pagesën?

Qytetari – Këto besoj që janë.

Juristi – Mbaj këto, të bëjmë një Ave zero dhe t’i shikojmë.

Qytetari – Tani çfarë na mungon dhe çfarë nuk na mungon apo çfarë duhet?

Juristi – Jo, mo! Nuk mungon gjë. Ja, t’i shikoj dhe një herë. Ma jep ta shikoj dhe një herë!

Qytetari – Cilat duhen? Shihi vetë sepse…

Juristi – Do i bëj fotokopje unë tani dhe do i dorëzojmë.

Qytetari – Tani kujt do ia japësh ti?

Juristi – Do ia japim Valbonës dhe do …

Qytetari – Si shkojnë gjërat këtej?

Juristi – Do i them unë asaj t’i mbyllë! Duhet parë një herë! Duhet t’i shikoj dhe të them unë po u desh ndonjë gjë.

Po e shtrëngoi ajo lart do të them unë pastaj. Mirë? Këto dy-tre ditë do të them. Po ashtu, do mundohesh dhe një ditë.

Qytetari – Ti vetëm më thuaj: hajde! A e kupton?

Juristi –Do shikojmë! Ja, do merrem që sot me të. Do t’i them.

Në zyrat e Hipotekës Vlorë nuk mund të gjendet numri i protokollit dhe as dosja e qytetarit.

Juristi – Pa gjetur këto dokumenta, nuk veprojmë dot. Mos u ashtu fare pa gjetur atë, të ndihmoj unë. Të gjejmë atë dhe të bëjë një Ave zero, të ndihmoj unë. Faturat i ke paguar?

Qytetari – Po shkoj te njësia.

Juristi – Po gjete një datë, një që e kanë nis ata, do vemi në protokoll, do vemi te protokolli, te goca. Do të ndihmoj unë pastaj, shpejt e shpejt.

Takimi i dytë me juristin e ZVRPPV.
Qytetari – Ça bëre?

Juristi – Mirë! Ti çfarë bëre?

Qytetari – Tani, çfarë detyrimi kemi për këtë?

Juristi – Ato që të thashë…, për ato lart pesëqind (500 mijë lekë të vjetra).

Qytetari – Pesëqind! Më fal se kështu i pata. (200 euro)

Juristi – Bëje llogari vetë!

Qytetari – Dyqind e gjashtëdhjetë (260.000) dhe dyqind e katërdhjetë (240.000)

XXX – O Pati!

Juristi – Mbylle pak atë derën! Ja një sekondë! Ja një minutë, një minutë!

Qytetari – Kaloji dhe një herë mos jam ngatërruar!

Juristi – S’ka problem! Ja, mbaruam!

Qytetari – Shumë faleminderit!

Pra, mjaftuan vetëm 500 mijë lekë të vjetra dhe qytetari u pajis me certifikatën e pronësisë së tokës së tij pas plot 4 vitesh./ tvklan.al



Ju sugjerojmë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 6:20 pm
Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
Aktualitet

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

31 Korrik, 2025 5:52 pm
Rritet rezerva valutore e BSH/ Synohet normalizimi i kursit të këmbimit
Aktualitet

Rritet rezerva valutore e BSH/ Synohet normalizimi i kursit të këmbimit

31 Korrik, 2025 4:18 pm
SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center
Aktualitet

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

31 Korrik, 2025 4:01 pm
Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete
Aktualitet

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete

31 Korrik, 2025 3:37 pm
Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..
Aktualitet

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

31 Korrik, 2025 3:25 pm
Para
“Peshku do të lahet sapo të zbres”

“Peshku do të lahet sapo të zbres”

Video Opinion/ Kush e preu “kokën” e Haki Çakos?

Rrëfehet çifti shqiptar: Si nisi pasioni për tatuazhet

Video Opinion/ Kush e preu “kokën” e Haki Çakos?

Video Opinion/ Kush e preu "kokën" e Haki Çakos?
















TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com