Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-skandali i plotë/ Biseda e Lilës me hoxhën: Si na futen priftërinjtë në dhomat e zhveshjes

2017/03/23 at 10:57 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Video-skandali i plotë/ Biseda e Lilës me hoxhën: Si na futen priftërinjtë në dhomat e zhveshjes

Lojtarët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, janë përfshirë në një video skandaloze, ku tregojnë se si tallen me besimin fetar të krishterë në skuadrat që luajnë jashtë vendit.


Videoja është publikuar nga imami Ahmed Kalaja në Facebook-un e tij. Në këtë video të regjistruar me celular, Andi Lila tregon se si tallet me priftërinjtë në Greqi, teksa këta të fundit, sipas tij, shkojnë muaj për muaj për t’i bekuar para ndeshjeve të kampionatit.

Në videon 17-minutëshe, në disa raste ndërhyn dhe Armando Sadiku, ndërkohë që imami Ahmet Kalaja nxit lojtarët e Kombëtares të tregojnë historitë qesharake.

Videoja është regjistruar në dhomën e Andi Lilës në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Italinë.

Kalaja: Selam Alekum! Andi, do tregosh ndonjë të fortë ti?

Andi Lila: Lëre se pastaj thonë pse ndahet prej feje… Se unë i kam me prift…(qeshin të gjithë)

Kalaja: Çër boni ai prifti, çër bani kur erdhi atje ke ju?!

Lila: Po erdhi prifti, se vjen çdo muj prifti.

Kalaja: Që t’ju bekojë!

Lila: Po që ta bekojë. Tashi juve jua tregova tani t’ua tregoj ktyne. Edhe vjen aty ke stërvitja muj për muj edhe kemi atë grupin dhe unë desha ta nxirrja fotografi edhe erdhi aty me i dhomë të vogël me gjithë trajnerin se ishte prifti madh.

Sadiku: Ndize atë atje.

Lila: Pse u fik drita.

Sadiku: E lene se s’ka gja.

Lila: Ky është prift i modh fare, thonë kta.

Kalaja: Po pse ata priftat e tjerë që vishin ça ishin?

Lila: Ishin ma tvegjël pra. Se muj për muj çdo datë 1 bëjnë këtë te stërvitja. Se ça e kanë atë pakzimin a bekimin me ujë.

Kalaja: Bekimin, bekimin me ujë të knum.

Lila: Hedhin ujë, ruhem unë mos më kap noj pikë uji (qesh). E nejse mo kur vjen ndonjë prift që s’o aq i madh, varin turinjtë ata thonë bababa ça na paskan pru.

Kalaja: Na paskan pru nji të vogël.

Lila: Do ti një dit na erdhi ai i pari fare. Kujt ia priste menja që do vinte ai e burr, u ngritëm në këmbë të gjithë kur kalonte prifti, ça thu, i fshishin rrugën… E nejse mo erdhi ai në dhomë aty, s’kisha ku të dilsha. Mçifu anej, dil këtej, ai zgjaste dorën të gjithë i puthshin dorën, vap-vap.

Kalaja: Si e jepte dorën prifti këshu (zgjat dorën e vet, Lila tregon si e puthin dorën)?

Lila: E puthshin të gjithë. Doli trajneri më pa mua tha ky është alvanos, është nga Albania, është shqiptar. A tha kta janë besimtarë të mirë dhe vap…

Kalaja: Kështu tha?

Lila: Po re.

Kalaja: Për Zotin!

Lila: Zgjati dorën ma dha afër turinjve, me t’ia kap dorën vap si ke qenë ti mirë?! Ata të gjithë obobo na fëlliqe. Ça bon ti kshtu re? O none e zez.(Qesh) E kishte kryqin kështu me flori e me kshu. I varej mjekra. Hej Zot! Njeri i mirë than, është i mirë shumë, kur dëgjum mas ja dy javësh në Selanik e kishin kap pa brekë. (Qeshin). Rob i mirë shumë në fakt. O Zot i madh…

Sadiku: Mirë që s’të paskan heq fare. Mirë që s’të paskan zhduk ty.

Lila: Po ç’du unë (s’kuptohet çfarë thotë). Po njëherë kemi pas një trajner super besimtar i fesë.

Kalaja: I fesë atyre…

Lila: I fesë ortodokse po, ishte gjith ditën, mos them që dhe formacioni shkonte nkishë dhe e bënte aty nkishë. Mbledhte te qendra stërvitjes tonë 20 prifta për i her, vishin aty, rrishin t’u pi kafe. Ne t’u bë stërvitje, priftat atje, ky rrinte i shifte.

 

Kalaja: Prandaj ratë nga kategoria ju.

Lila: (qesh) Shpëtum, shpëtum. E nejse mo, ky shifte priftat e vazhdojmë stërvitjen, lushim e kshtu, bën një gjuajtje në portë ishin ul priftat e kishim nji zezak nga Senegali. Ishte mysliman ky, gjysmë myslimani, s’u merrte vesh ça ishte ai. Vinte u falte naj herë me ne.

E nejse mo, tu bo gjuajtje nportë ne, ky kastile ja çon topin… Se s’e fuste në formacion ktë zezakun, ia fut topit e kalon larg e çon mu ke priftat ku pishin kafe bap. 20 prifta të vësh me të zeza ul aty, e çoj topin mu atje, e përplas topin në xham te kafja i shkon priftave, u tremën ata… I thotë trajneri atij, Poli e quajnë, Pol Keita. I thotë Satana, Satana.. Dil përjasht je shejton. (Qesh) Kemi shejtonin këtu, se gja i gjujti priftit. Shejtoni dil përjasht. O Zot i modh (qeshin). Ça thu ti dhe kët e bone ti.

Sadiku: Tregoji atë të atij priftit (qesh).

Kalaja: (qesh).

Lila: Po i njëjti trajner na thotë që do të shkojmë në një vend të shenjtë që është rrugës nga Janina në Selanik. Kishim ndeshje ndaj PAOK-ut dhe do të ndalonim në Veria, ku në ato ditë kishte rënë shumë dëborë. Do shkonim në një manastir, por kishte aq borë, saqë shoferi mezi po e drejtonte autobusin. Trajneri i thoshte: futu djathtas, futu majtas; kur shikojmë ne veten në majë të malit. Çfarë duam këtu! Ne kishim ikur për ndeshje, ndërkohë që autobusi po ikte sa majtas, djathtas. Shoferi ishte si budalla dhe qull në djersë nga sikleti.

I thoshte trajnerit ku të shkonte më, ndërsa ai ia kthente: ec more, Zoti është para, ne jemi pas. Domethënë ne na ndihmonte Zoti. Autobusi u fut në mes të dëborës dhe se si kemi dalë një Zot e di. Shkuam në majë të malit në kishë, po s’dolëm nga autobusi hiç se çfarë do bënim. Ishte ftohtë dhe për më tepër te Janina ishim nja katër lojtarë myslimanë. Këto argjentinasit dhe brazilianët që kam në ekip nuk futen kurrë në kishë.

Kalaja: Nuk e pranojnë ata të futen, se janë protestantë.

Lila: Nuk e di se çfarë janë.

Sadiku: As unë nuk e kam marrë vesh se çfarë janë këta brazilianët, argjentinasit dhe uruguaianët. Gjithmonë nuk i kam kuptuar në ekipet që i kam pasur, ama kryqet dhe tatuazhet i bëjnë.

Kalaja pyet Sadikun: Po me namazin si je Armand?

Lila: Mirë jam. Një ditë gropë balli, një muaj rresht gjithë namazet (qesh). Më tha një hoxhë t’i falja të gjitha.

Kalaja pyet Lilën: Thuaje pak atë historinë me imamin në namaz, se e thua bukur. Që të bëjmë pak drejtësi…

Lila: Jo, atë nuk e them se je ti këtu.

Kalaja: Thuaje, ta kam bërë hallall.

Lila: Ishte njëri që rrinte me dele në mal dhe atë vit i kishte ecur mbarë shumë…

Lila: Sa po na shohin “live”, duket aty?

Kalaja: Janë 685… 690 direkt.

Lila: Selam Alekum.

Sadiku: Alekum Selam.

Lila: Edhe njëherë tjetër, të them një histori të bukur fare…

Kalaja: Atë, atë me imamin që ishte në namaz. Atë e tregon bukur shumë ti.

Lila: Cilin Imam?

Kalaja: Atë pra që ishte në…

Lila: Aha… Po atë s’e them unë…(qesh).

Kalaja: Që të vendosim pak drejtësi pra se po flasim vetëm për priftërinjtë…

Lila: Atë s’e them unë se je ti këtu…

Kalaja: Po s’ka problem. Ta kam bërë hallall.

Lila: Ishte njoni, dmth që rrinte veç në mal me dele. Atë vit i kishte ecur mbarë shumë. Ca të bëj. Ca të bëj, thotë ai, që të bëj pak sevap. Ku janë njerëzit e mirë? Te xhamia. E mirë, lidhi ato 15 dele aty tek oborri i xhamisë, por ishte njeri i trashë dhe nuk kishte komunikim. Ishte dy metër dhe mori një thikë, por thikën e kishte të madhe, shkoi te dera e xhamisë dhe ia futi me shkelm derës.

Të gjithë kthyen kokën, sepse imami ishte duke folur dhe pastaj filluan të gjithë të shikonin: Ç’është ky budalla kështu?! Kur e panë atë me thikë, ngelën të gjithë… Atëherë ky thërriti me të madhe sepse ai nuk kishte komunikim, nuk dinte…: “Kush o mysliman këtu? Pytje koti në fakt, së n’xhami është kot një pytje e tillë. Kush o mysliman pra? Të gjithë ngrinë… U ngrit njoni që ishte më trim edhe tha: Unë jam mysliman, pse ç’a halli ke ti? Edhe bariu iu përgjigj: ti je mysliman, e mirë, hajde cik përjasht.

Doli ky tjetri përjasht, por asnjë tjetër nuk doli. E pyeti ky që ishte brenda në xhami: ç’a halli ke? Bariu i tha: “I sheh këto delet këtu? Zgjidh një dele, ç’a të duash, kap ç’a të duash sepse kam ardh për me bo sevap. E mori ky, e theri, ia boni gati dhe iku ky që kishte bo si trim. Fitoi.

Ky që kishte delet tani, pa la thikën, pa bo asigjo shkon te dera e xhamisë dhe i bie sërish me shkelm. Hyn me thikën me gjak edhe të gjithë thanë “obobo e paska ther të parin… (qeshin). Pyeti sërish ky “kush o mysliman”, por askush s’përgjigjej. Një çun i vogël aty i pafajshëm “mysliman kemi tha, por baboç nuk kemi”. Ky ia ktheu: “Jo more çilimi, baboç i satome…” (qeshin)

Ndërhyn Sadiku: Po ti hoxhë, po të vijë t’i bijë nanjoni derës edhe të thotë aty: kush o mysliman këtu?

Kalaja: Unë marr rrogë…

Sadiku: Do ktheheshin të gjithë nga ty edhe do thoshin: hoxha është mysliman… (qeshin)

Kalaja: Unë do them që marr rrogë për këtë punë.

Sadiku: Edhe ti mashtrues…! (qeshin)

Kalaja: Unë kam një tufë kalamaj.

Sadiku: Kjo pra është e vërteta.

Kalaja: Ky na e prishi fare, na i nxori lakrat sheshit.

Lila: Kjo është e vërtetë. Dmth, kam një shok unë, Gzimin, por është i shnosh shumë. S’po ia them emrin se mos po na shohin live. Ishim për Ramazan edhe kishte gjithë ditën uf buf. Nejse kishim ngrënë shumë, ai hëngri shumë fare, po plaste. Atë ditë ishte një çun i vogël, nja 10-12 vjeç. Ky Gzimi i thotë: “Ruhu se aq shumë kam ngrënë, saqë kur të dalim me zor po e mbaj të vjelljen”. I thashë unë: “S’të kisha parë t’i bëje presion imamit. Të gjitha i kisha pa, por këtë jo”.

Sadiku: Ku ishte për të qesh këtu se nuk e kuptova.

Lila: Muhamedi u kënaq fare.

Kalaja: Selam Alekum, Zoti ju rujt. Këto ishin momente relaksi me dy habibat. Tani do të kemi punë, sepse do të diskutojmë prapë për skemën e ndeshjes me Italinë (qesh)./panoramasport

 

Etiketa: Ahmed Kalajaandi lilaarmando sadikudhomat e zhveshjesfacebookprifterinjtevideo-skandal


Ju sugjerojmë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

9 Maj, 2025 5:54 pm
Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
Kryesore

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

9 Maj, 2025 5:43 pm
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
Kryesore

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

9 Maj, 2025 5:32 pm
“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit
Sport

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

9 Maj, 2025 5:20 pm
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës

9 Maj, 2025 4:52 pm
Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Rajoni

Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 Maj, 2025 4:45 pm
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat
Aktualitet

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat

9 Maj, 2025 4:23 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump prezanton para bisedimeve uljen në 80% të tarifave ndaj Kinës

9 Maj, 2025 4:05 pm
“Të ndricojmë netët e errëta të kësaj bote”/ Papa i ri mban meshën e parë
Bota

“Të ndricojmë netët e errëta të kësaj bote”/ Papa i ri mban meshën e parë

9 Maj, 2025 3:50 pm
“Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!
Aktualitet

“Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!

9 Maj, 2025 3:30 pm
Para
Ethet e “Top Awards”, ja si duken motrat Hoxha pa make-up

Foto/ Ditë e veçantë në familjen Hoxha, Sara dhe Lori uronjnë mbretëreshën e tyre

Gjumi i pamjaftueshëm shkakton probleme zemre

Katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë

Pse meshkujt shohin femra të tjera në rrugë edhe kur janë me të dashurën?

Pse meshkujt shohin femra të tjera në rrugë edhe kur janë me të dashurën?
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se qytetarët, ditën e zgjedhjeve parlamentare në 11 Maji,...

Lexo më shumë

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
9 Maj, 2025

Policia e Korçës ka reaguar pas akuzave se një kandidat për deputet në qarkun e Korçës shfaqej në një video duke...

Lexo më shumë

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
9 Maj, 2025

Është mbyllur etapa e parë e “Giro d’Italia” në Shqipëri. Fitues i kësaj etape ishte Mads Pedersen, i Lidl-Trek. Çiklisti...

Lexo më shumë

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit
9 Maj, 2025

Ka nisur ditën e sotme në Shqipëri edicioni i 108-të i evenimentit prestigjioz të çiklizmit, “Giro d’Italia”. Nisja neutrale u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com