Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë raketat që u lëshuan nga militantët e Hamasit drejt qytetit të Ashkelon, pas skadimit të ultimatumit.
Hamasit u kishte kërkuar qytetarëve të largoheshin para orës 17:00 me orën lokale, ora 16:00 me orën tonë, nga qyteti bregdetar jugor izraelit përpara se milicia palestineze të fillonte një sulm të rëndë ajror.
Menjëherë pas skadimit të ultimatumit, siç raportojnë mediat izraelite u dëgjuan shpërthime të forta.