TIRANE- “Leskaj letër me shkrim Metës për mandatin”; “Rama letër Bashës për negociata”; “Basha pergjigje Rames po me letër”; Këto ishin lajmet e djeshme. Sot e kishte radhen LSI, e cila i ka derguar një letër Ramës, ku thotë se është e shqetësuar për fermerët.
Edhe pse Ministri i Bujqësisë është i LSI në Qeveri, duket se nuk mund tia kërkojë drejperdrejt Rames mbeshtetjen per fermeret, por permes nje letre.
Petrit Vasili vuri ne dijeni mediat per kete leter, duke thene se “I kam dërguar Kryeministrit Rama një letër që përmban shqetësim për pengesat që kanë fermerët sa i takon shit-blerjes se produkteve bujqësore dhe i kërkon të mundësoje lehtësira për ta me aplikimin e skemat e subvencionimit si edhe me shërbimin në dogana”.
Vasili, tha se ka vendosur në djeni edhe ministrat Ahmetaj, Klosi e Panariti. Sipas tij, ndryshe nga të gjitha vendet e rajonit, Shqipëria nuk parasheh me ligj pagesa “cash” në dorë, për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.