Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në veri të Kosovës ku një polic mbeti i plagosur me armë zjarri, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë vendosur në bazën e tyre në Mitrovicën e Jugut.
Në pamjet e mundësuara nga Tv Klan në Kosovë, shfaqen automjetet e FSK-së që shkojnë në bazën e tyre në jug të Mitrovicës.
Autoritetet e Kosovës kanë dërguar personel shtesë sigurie për shkak të situatës së krijuar.
Kujtojmë se polici u plagos rreth orës 23:00 të mbrëmjes së enjte në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, nga persona të armatosur me armë nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
Ndërkohë, për shkak të incidenteve të fundit, ambasadorët e SHBA dhe Gjermanisë në Kosovë të bëjnë thirrje për shtyrje të zgjedhjeve në veri të vendit./Opinion.al