Shumë prej të pakënaqurve, apo të tjerë të lënduar nga inaugurimi i Bunk’art 2 nuk kanë ngurruar ta shprehin revoltën një një mënyrë të veçantë.
Teksa kryeministri Edi Rama fliste për synimin e këtij muzeu dhe i përgjigjej nga brenda atyre që sipas tij flisnin kot, në qiell është valëvitur me dron një pankartë, me thirrje e mesazh pikërisht pët të parin e Qeverisë.
“Edi Rama kërko falje. Rama të kërkojë falje për vrasjen e Hafzi Nelës”, është pankarta e lëshuar nga ish të përndjekur.
Në video më poshtë keni pamjet kur lëshohet droni me parrullën dhe policia që ndjek të rinjtë që e hodhën atë.