Aktualitet

Video/ Si ta dallojmë një përdorues droge



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 25/01/23 |
Opi Nion

Drogërat dhe ndikimi i tyre në shëndet janë tema e ditës në “Shije Shtëpie”  në Tv Klan. Mjekja toksikologe Esmeralda Petrela thotë se përdorimi i kanabisit në adoleshencë është një rrezik i shtuar  për t’u diagnostikuar më vonë me sëmundje të shëndetit mendor.

Esmeralda Petrela: Nëse fillon të konsumohet kanabisi para moshës 20 vjeç, me shumë gjasa ky pacient në jetën adulte të hershme, praktikisht diçka rreth 25-30 vjeç do bëhet një pacient me probleme të  rënda të shëndetit mendor që mund të shkojnë deri atje sa pacienti do arrijë në gjendjen e skizofrenisë, ju e njihni, skizofrenia është një sëmundje psikiatrike dhe mendohet që fillimi i përdorimit të kanabisit në një moshë sa më të hershme është një risk shumë i shtuar që pacienti rreth moshës 25-30 vjeç të bëjë skizofreni. Kjo është faza më e rëndë mund të themi, por sëmundjet psikiatrike që shoqërojnë përdorimin e kanabisit janë të shumëllojshme, që nga çrregullimet e personalitetit, çrregullimet e humorit, gjendja e shtuar e ankthit, paranojat, janë të gjitha këto diagnoza psikiatrike që rrjedhin prej përdorimit të kanabisit, jo vetëm sigurisht, edhe drogëra të tjera shoqërohen me gjendje psikiatrike bashkëshoqëruese.

Sipas mjekes, shkaqet e përdorimit të kanabisit nisin nga bullizmi, nxitja e shoqërisë, problemet familjare apo mungesa e vëmendjes. Megjithatë, janë disa karakteristika të përdoruesve të lëndëve narkotike që mund t’i ‘nxjerrin’ zbuluar dhe të kuptohet që janë orientuar drejt substancave.

Esmeralda Petrela: Në radhë të parë fëmija humbet interesin ndaj vetes, ndaj shkollës, ndaj familjes, ndaj jetës sociale, fillon të bëhet më i vetmuar. Sigurisht pastaj fillon të harxhojë lekë, kërkesa për para çdo ditë është shumë e lartë,  përveç pjesës pastaj që nuk ka dëshirë as për t’u pastruar, as për të mësuar, as për t’u ushqyer dhe këto janë të gjitha indicie që një prind duhet ta bëjnë që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të marrë kohën e duhur që fëmijën ta trajtojë në momentin e parë. Problemi është që sa më shpejt  të kapet përdorimi i substancës aq më shumë gjasa ka që ky fëmijë të shpëtojë nga përdorimi i substancave./ Tv Klan

Pas