Jemi mësuar të shohim këngëtarët shqiptarë të “vjedhin” këngë nga artistë të huaj, ndërsa tani ka ndodhur e kundërta.
Muzika e Dhurata Dorës tashmë ka tejkaluar trojet shqiptare duke u shndërruar në pikë reference edhe për artistë të huaj.
Nëse nuk e keni ditur, kënga e saj ‘A bombi’ në bashkëpunim me Young Zerkën që ishte një ndër hitet e pakontestueshme të dy viteve më parë është vjedhur!
Projekti muzikor i vitit 2014 është kopjuar deri në përpikëri nga këngëtarja bullgare Maria në bashkëpunim me Dee.
Megjithatë vjedhja në termin klasik nuk ka zgjatur për shumë kohë meqenëse me t’u kuptuar kopjimi, janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për licensim nga produksioni Max, i cili ka të drejtat e këngës.