Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Si ndryshoi Rama qendrim pas protestës: Do ulemi do flasim, do bëjmë më të mirën për Kukësin

2018/03/31 at 9:49 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Si ndryshoi Rama qendrim pas protestës: Do ulemi do flasim, do bëjmë më të mirën për Kukësin

Kryeministri Edi Rama ka folur dy herë për taksën e Rrugës së Kombit për të cilën qindra-mijëra qytetarë në Shqipëri e Kosovës janë shprehur kundër pasi është shumë e lartë. Në seancën plenare të së enjtes (29 Mars) Kryeministri u shpreh se banorët përreth autostradës, sidomos ato të Kukësit nuk do përjashtohen nga kjo taksë, por do pajisen me abone. Por sot (31 Mars) pas protestës në Rrugën e Kombit, ku banorët reaguan ashpër dhe dogjën pikën e faturimit, Kryeministri ka ndryshuar qendrim. Ai është shprehur se do të bëhet më e mira për këta qytetare dhe se është i gatshëm të takojë dhe kryetarin e bashkisë.


Rama në parlament:

Nuk ekziston në asnjë vend të planetit, një teori që përjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit. Në të ardhmen vihet pagesa e një rruge tjetër, po themi Tiranë-Durrës, atëherë të gjithë banorët do përjashtohen? Diku tjetër, në një aks tjetër do përjashtohen edhe atje? Domethënë do përjashtohet e gjithë Shqipëria? Nuk ndodh! Ajo që duhet ta dinë njerëzit është se janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për t’i përdorur për të lehtësuar barrën, duke e hequr plotësisht nga të gjithë ata që do përdorin transportin publik apo privat me autobusë, apo me furgonë. Ndërkohë që kontrata parashikon që në 6 muajt e parë do të përcaktohet në negociata mes qeverisë, ministrisë përkatëse dhe koncensionarit, ajo që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë. Pra, nëse dikush e përdor rrugën për të ardhur nga Kukësi në Tiranë, apo për të shkuar nga Tirana në Kukës shpesh, atëherë përdoruesit e shpeshtë do të kenë zgjedhje me karta ku do të paguajnë jo shumën e të gjithë udhëtimeve që bëjnë bazuar në tarifa fikse, por një tarifë më të ulët.

Rama në konferencë pas protestës:

Do të bashkëbisedojmë, do të dëgjojmë me vëmendje dhe do të shpjegojmë me durim të gjithë të vërtetat e shtrembëruara, apo të mohuara krejt prej gënjeshtarëve dhe sharlatanëve të kazanit politik dhe mediatik. Ne jemi ulur me kompaninë, sipas parashikimit të kontratës, për t’i përcaktuar pagesat e posaçme mujore, disamujore, apo vjetore për përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Kështu që të gjithë kundërshtuesit e pagesës aktuale në atë zonë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë gisht me krimet e rënda të ditës së sotme, të jenë të qartë dhe të jenë të qetë që për përdorimin e shpeshtë të rrugës nuk do paguajnë njësoj si përdoruesit e tjerë të saj. Ndërkohë që, pasi dje kryetari i Bashkisë së Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim për këtë temë, unë do të ulem me të qysh të hënën për të bashkëbiseduar, sigurisht duke shpresuar se deri të hënën, ai do të jetë distancuar jo nga kundërshtia për pagesën, por nga dhuna kriminale e ditës së stome.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kryesore

“Pse i flet kamerierit”, zbulohet shkaku i sherrit ku u vranë dy persona

22 Tetor, 2025 8:17 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Emrat/ Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës, konflikti pranë një karburanti në Manëz

22 Tetor, 2025 7:39 am
Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
Kronikë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

21 Tetor, 2025 3:34 pm
Para
VIDEO/ Rashel “e djeg” skenën me kërcimin provokues dhe veshjen transparente

VIDEO/ Rashel "e djeg" skenën me kërcimin provokues dhe veshjen transparente

E pabesueshme/ Arrestohet, shqiptari po shkonte në Romë të kthente Papa Franceskun në mysliman

Emri/ Shqiptari që pagëzohet sonte nga Papa Françesku

opinion lajm i fundit

Plagoset 34 vjeçari në Tiranë, shkon vetë në spital
















TE FUNDIT

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
22 Tetor, 2025

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz...

Lexo më shumë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
22 Tetor, 2025

Banorët e Manzës u zgjuan mëngjesin e të mërkurës me lajmin se dy të rinj kishin humbur jetën pas një...

Lexo më shumë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
22 Tetor, 2025

Një debat me kamarierin për një kafe ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. Ngjarja e rëndë u shënua pranë...

Lexo më shumë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
22 Tetor, 2025

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat pasi lëvizte në qytet me armë në automjet. I riu u kap...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com