Emisionet

Video/ Si erdhi në Shqipëri Coca-Cola, pija e ndaluar gjatë komunizmit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 19/11/21 |
Opi Nion

Një brand i ndaluar për shqiptarët e periudhës komuniste, krejt ironikisht Coca-Cola erdhi në Shqipëri në vitin 1994, si e para kompani ndërkombëtare, që tashmë është shndërruar  në një sipërmarrje familjare me kilometër zero.

Një studim i kryer nga SDA Bocconi School of Managment vë në dukej veçanërisht impaktin ekonomik dhe social të kompanisë, që në vitin 2019 gjeneroi një vlerë prej 26.9 milionë eurosh ose thënë ndryshe sa 0.19% e PBB-së vendit.

Kompania e cila në fillimet e saj e nisi aktivitetin me vetëm 20 punonjës,  numëron sot 2800 vende pune, nga të cilat 342 punonjës të brendshëm dhe 2458 vartës jo direkt.  Përmes zinxhirit të 410 furnitorëve krijon një impakt ekonomik duke influencuar në punësim me një mesatare për çdo 16 persona të punësuar në Shqipëri, 1 prej tyre është pjesë e zinxhirit të Coca-Cola në Shqipëri. Krahas impaktit ekonomik, CCBS ka ofruar dhe një sërë investimesh me impakt social e ambiental, duke reduktuar mbi 1500 ton CO2 të emetuar çdo vit, ose thënë ndryshe aq sa punë do të bënin çdo vit mbi 80,000 pemë mature në ajrin që thithim./Opinion.al

Pas