Emisioni “Opinion” ka rikthyer sot në vëmendjen e publikut, një intervistë të Artan Habilajt dhënë 2 vjet më parë për News 24. Në këtë intervistë ai mohon në mënyrë absolute përfshirjen e tij dhe të vëllezërve në trafikun e drogës, ndërsa mbiemri i tyre kishte nisur të lakohej asokohe nga opozita për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.