Kronikë

Video/Shtëpi bari në Patos, arrestohet 66-vjeçari, në kërkim dy djemtë e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 06/07/22 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka informuar se ka finalizuar operacionin policor i koduar “Grizë”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe 1448 fara kanabis.

Gjithashtu janë asgjësuar fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike, që ishin kultivuar në afërsi të dy banesave të ndryshme.

Veç lëndëve narkotike, policia ka sekuestruar 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Në pranga ka rënë pronari i njërës nga banesat dhe janë shpallur në kërkim 2 djemtë e tij.

Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetase tjetër që kishte kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në pronësi të saj.

Policia informon se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 66 vjeç, banues në Patos dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy djemve të 66-vjeçarit, shtetasve E. G., 39 vjeç dhe G. G., 26 vjeç, të cilët dyshohet se kryenin në bashkëpunim aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrollit në lagjen “29 Marsi”, në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike, armë dhe municione dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike kanabis, që ishin kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të kësaj banese dhe fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuar në kubikë.

Në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases V. G., u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kanabis. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetases V. G., 54 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”./Opinion.al

Pas