Kronikë

Video/Shtëpi bari në Kurbin, ja si ishte përshtatur dhoma për rritjen e drogës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 09/05/22 |
Opi Nion

Policia e Kurbinit, në një operacion të koduar “Bogzat”, ka goditur kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjatë operacionit, në një banesë, u zbulua një dhomë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Policia ka vënë në pranga pronarin e banesës dhe ka proceduar penalisht faturisten e OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen bimë narkotike dhe pajisjet e ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, në ambientet e banesës.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit M. J.(P.), u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Policia ka arrestuar shtetasin M. J.(P.), 34 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi detyre”, shtetasja R.Ll., 46 vjeçe, banuese në Laç, me detyrë faturiste e OSHEE-së./Opinion.al

Pas