Një djalë shqiptar i quajtur Sterjo ka lënë pa fjalë të dashurën e tij, kur i ka propozuar për martesë përpara dhjetëra njerëzve në sallën e konferencës së shtypit të ekipit të Manchester United ditën e djeshme.
Djali merrte pjesë bashkë me të dashurën në një tur vizite në këtë stadium dhe pasi komunikoi paraprakisht me administratorët, u ul papritur përpara mikrofonave dhe ftoi të dashurën e tij për t’i dhënë një mesazh.
Salla shpërtheu në ovacione kur ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën duke i bërë të dashurës pyetjen që të gjitha vajzat do dëshironin ta dëgjonin nga të dashurit e tyre. Sigurisht ajo tha “PO”! Në vijim video e këtij momenti të bukur, e cila është publikuar nga “Jeta osh qejf”.