Kronikë

Video/Shqiptari drejtues i bandës kriminale.Policja greke informatore.I fundosi Tik-Tok-u



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 28/09/22 |
Opi Nion

Një operacion u zhvillua ditën e djeshme nga policia greke ku u godit një bandë shqiptarësh që merrej me grabitje, pazare droge madje dhe rrëmbime.

Gjatë operacionit të zhvilluar në rezidencën studentore një 30-vjeçar shqiptar u plagos me armë nga policia greke, pasi dyshohej se në ndërtesë zhvilloheshin aktivite të trafikut të drogës por edhe që aty grumbulloheshin okjekte të grabitura.

Ai njihet me emrin Esko dhe raportohet se është kreu i bandës kriminale. Në tre katet e fundit të konviktit të vjetër të kampusit jetonte Esko së bashku me vëllain e tij dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Në këto dhoma strehoheshin kundrejt tarifës prej 100 Euro në muaj, ku kishin të përfshira energjinë elektrike, internetin dhe ujin.

Ata qarkullonin me Mercedes dhe shijonin jetën e luksit me paratë që i siguronin nga grabitjet, pazaret e drogës, vjedhjet dhe rrëmbimet.

30-vjeçari shqiptar i quajtur Esko akuzohet gjithashtu se në Maj të vitit 2019 rrëmbeu djalin e mitur të një gazetari grek dhe e mbajti të fshehur pikërisht në rezidencat studentore. Më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tjerë hynë në banesën e gazetarit grek dhe e grabitën. Në vendngjarje policia gjeti shenjat e gishtave të 30-vjeçarit Esko dhe u shpall në kërkim. Por asnjëherë nuk është arrestuar, pasi autoritetet greke besonin se ishte arratisur drejt Shqipërisë, kur në fakt Esko qëndronte i fshehur në rezidencën studentore në Athinë.

Në këtë konvikt nuk jetonte vetëm Esko. Ai aty qëndronte së bashku me partneren e tij dhe fëmijën e tyre të porsalindur, me vëllain e tij që gjithashtu u arrestua, si dhe të paktën 10 persona të tjerë, të gjithë këta të ndarë në disa dhoma.

Pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe një oficere policie 22-vjeçare, e cila sapo ishte futur në radhët e policisë greke dhe shërbente si informatore për këtë grup. Policja kishte dekonspiruar një nga operacionet e mëparshme pasi kishte informuar bandën për lëvizjet e policisë.

Sipas medias greke “Protothema” një nga gabimet e bëra nga banditët është se ata ngarkonin video të të veprave që kryenin në Tik-Tok.

Materiale me armë, pistoleta, makina të shtrenjta, ora dhe shumë para janë publikuar në këtë rrjet social.

Grabitjet, sidomos në orët e para të mëngjesit, por edhe trafiku i drogës, kanë qenë burimet e “parave të zeza” të bandës, ndërsa në dosjen voluminoze të çështjes, e cila është formuar nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës, përfshihen ngjarje që përshkruajnë veprimtarinë e bandës.

 

Pas