Një sherr masiv midis shqiptarëve ka ndodhur në një lokal të Roterdamit, që mban emrin De Markt. Policia holandeze ka shpërndarë fotot dhe video të nxjerra nga kamerat e sigurisë dhe përmes tyre ka kërkuar të identifikojë dy persona të shpallur në kërkim.
Nga pamjet shihet disa persona të cilët qëllohen me thika dhe mjetë të forta mes tyre, ndërkohë që policia ka bërë të ditur se është përdorur edhe pistoleta.
Sherri ka ndodhur më 1 qershor, në orën 23:00.