Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Shqipëria nën pushtetin e borës e ngricave: Rrugë të pakalueshme, shkolla të mbyllura, mungon uji dhe dritat

2018/02/26 at 4:23 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Shqipëria nën pushtetin e borës e ngricave: Rrugë të pakalueshme, shkolla të mbyllura, mungon uji dhe dritat

Pothuajse në gjithë vendin ka patur reshje të borës. Rrugët kryesore janë të kalueshme, por ato rurale mbetën të bllokuara. Nga ana tjetër, shume fshatra kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa uje.


Kukës

Temperaturat zbritën deri në minus 8 gradë Celsius në Kukës. Erërat e forta dhe stuhitë sollën probleme në qarkullim. Rruga e Kombit mori një shtresë akulli dhe borë të ngrirë. 20 mjete borëpastruese janë në dispozicion. Në zonat rurale thuajse të gjitha rrugët janë të pakalueshme që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Grykeçajen, Ujmishtin, Surrojin, Arren, Kalis, Malzi, Zapod e Topçojan. Por peorbleme ka edhe në qytet. Tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë, kurse në shumë shkolla nuk ka nisur procesi mësimor.

Dibër

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon 30 cm, ndërsa në zonat e thella, shkon në mbi 50 cm. Të gjitha rrugët e Njësive Administrative të Dibrës janë të bllokuara. Rruga nacionale Peshkopi – Tiranë kalohet me vështirësi me zinxhirë. Problematike në këtë segment është Qafa e Moronicës, Pishat e Bulqizës, Qafa e Buallit dhe Qafa e Ulzës. Rruga Peshkopi – Kukës momentalisht është e pakalueshme, edhe pse mjetet janë në punë. Problem ngelet Kalaja e Dodës, ndërsa aksi Ura e Çerenecit – Stebleve është i bllokuar. Po ashtu e bllokuar është edhe rruga Qafa e Buallit – Martanesh.

Korçë

Të gjitha rrugët nacionale në Juglindje janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Trashësia e borës varion nga 15 deri në 20 cm. Në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçe dhe Qafë Thanë, trashësia e borës 30 cm. Në Voskopojë, ka rënë mbi 40 cm borë. Rruga është e hapur, por lëvizja dhe pse me zinxhirë bëhet me vështirësi. Rruga drejt pikës turistike të Dardhës është e bllokuar prej mbrëmjes së dielë. Aty janë regjistruar 70 cm borë. Zonat e thella malore të Korçës ,Devollit, Kolonjës, Pogradecit kanë mbetur të izoluara.

Llogara

Në Llogara lëvizja e mjeteve po bëhet me vështirësi për shkak të reshjeve të borës. Policia, u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.

Elbasan

Reshjet e borës dhe era ka shkaktuar akull në shumë rrugë të Qarkut të Elbasanit. Vëmendja është përqëndruar në rrugën Elbasan-Qafë Thanë. Rruga që lidh Librazhdin me Bulqizën është e bllokuar. Fshatrat e thella malorë si Rrajca, Sopoti, Polisi, Stëbleva, Luniku, Orenja etj. janë të bllokuar. E njëjta situatë edhe në fshatra të thellë malorë të Gramshit si në Skëndërbegas, Lënie, Poroçan. Në disa fshatra ka mungesë të energjisë për shkak të këputjes së përcjellësave apo shembjes së shtyllave nga dëbora. Sikurse në disa shkolla nuk është bërë transporti i mësuesve dhe nxënësve.

Lezhë

Pas shumë vitesh dëbora zbardhi edhe Ultësirën e Lezhës si dhe zonën bregdetare. Reshjet nisën pasditen e dielë duke rritur intensitetin në orët e mbrëmjes. Nuk u shënua asnjë problematikë, ndërsa pati vetëm dalje të 3 automjeteve nga rruga, si pasojë e pakujdesisë në lëvizje, por pa shkaktuar të lënduar. Në Laç – Milot lëvizja po bëhet me vështirësi për shkak të ngricave në rrugë.

Shkodër

Pas dy ditë reshjesh, bora e zbardhi qytetin e Shkodrës. Por në rang Qarku, nuk ka probleme të rënda. Me përjashtim zona e thellë në Pukë, ku bora është e shoqëruar me stuhi të fortë. Në disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm. Në Malësinë e Madhe vetëm disa rrugë, ato drejt Thethit dhe Boges bëhen me zinxhirë. Kurse në Qafë Mali-Fierzë aktualisht ka rreth 40 cm borë.

/ABC NEWS

Etiketa: bora ngricarruge te bllokuara


Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

17 Korrik, 2025 6:21 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
Kryesore

Shqipëria Bëhet letër KQZ:Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e …

17 Korrik, 2025 4:56 pm
Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
Aktualitet

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

17 Korrik, 2025 4:27 pm
Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
Para
Si sot 7 vite më parë Rudina Magjistari njohu dashurinë e jetës

Si sot 7 vite më parë Rudina Magjistari njohu dashurinë e jetës

Hoteli i preferuar i Jennifer Lopez në Dubai kushton sa “qimet e kokës”

Hoteli i preferuar i Jennifer Lopez në Dubai kushton sa “qimet e kokës”

Skandali me rrugët, mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ministri Gjiknuri

Skandali me rrugët, mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ministri Gjiknuri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
18 Korrik, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një lokal në Rrugën e Durrësit....

Lexo më shumë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
18 Korrik, 2025

Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
18 Korrik, 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com