Shqipëria ka pasur rastin më të mirë për të shënuar me fillimin e pjesës së dytë. Ledian Memushaj është afruar pranë portës franceze, ka goditur me vështirësi dhe vetëm ndërhyrja në momentin e fundit e portierit francez, ka bërë që Shqipëria të mos kalojë në avantazh. Një Shqipëri që vazhdon të luajë mirë dhe të provojë të shtyjë përpara në sulm.