Pas fitores me rezultatin 2-3, në Antalia të Turqisë, futbollistët shqiptarë kanë filluar të festojnë e gëzojnë, në darkën menjëherë pas ndeshjes.
Siç e do tradita, të gjitha “prurjet” e reja në Kombëtare, ia marrin këngës. Këtë herë ishte radha e Ylber Ramadanit, dhe mjekut të ri, Ardi Qosja. Mesfushori këndoi këngën më të re të Klajdi Harunit dhe Bes Kallakut, “Skifterat”.
Ndërsa, Ardi Qosja, mjeku i ri i Kombëtares, zgjodhi një këngë korçare për të kënduar, e titulluar “Në moshën e dashurisë”. Për më tepër ndiqni videot.
https://vid.me/qdsgE
https://vid.me/JPOzH