William Liddard është shpikësi i rrotave Multi-direksionale (Omni-Wheel), të cilat bejnë të mundur lëvizjen në disa drejtime të rrotës. Ky koncept nuk është i ri, por ndryshe nga prototipet e tjera që duhet të instaloheshin në formë të veçantë dhe që vetë makina duhet të kishte disa pjesë të shtuara, e bën shpikjen e Liddard akoma më të arrirë sepse rrota e tij nuk ka nevojë për asnjë shtese. Ajo vendoset si rrotat normale dhe në çdo makinë. Ommi-Wheel është në gjëndje të mbajë peshën e veturës dhe pasagjerët. Ndjesia kur i jep makinës është e njëjtë si në vijë të drejtë edhe në kthesa, përveç ecjes anash. Shpikja e Omni Wheel është padyshim një lajm shumë i mirë për ata që kanë vështirësi të parkojnë. Për momentin rrota e Kanadezit Liddard është ende një prototip por gjigandët e industrisë si Goodyear, Michellin dhe Volkswagen kanë shprehur interes të madh mbi të.