Klan News ka siguruar këto pamje ekskluzive të shpërthimit tek Liqeni i Thatë.
Një kamera sigurie nga larg ka xhiruar momentin nga shpërthimi që tronditi këtë mëngjes banorët e rrugës “Peti”, pranë liqenit të Thatë të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 e 50 minuta të mëngjesit. Lënda eksplozive u vendos në garazhin në pronësi të 39-vjeçarit Elvis Kosova.
Nga shpërthimi u dëmtuan edhe 4 mjete që ishin të parkuara aty pranë. Këto pamje tregojnë atë çfarë ka mbetur nga shpërthimi në garazhin e 39-vjeçarit.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Para oficerëve të policisë, Kosova ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte.
Elvis Kosova është një emër i njohur për policinë. Në gusht të vitit 2024 u ndalua me akuzën e vjedhjes, por pas disa ditësh, u lirua.
Bëhej fjalë për një mjet Audi R8 i cili ishte marrë me qira në Gjermani nga një shtetas turk, i cili ia dha 39 vjeçarit.
Pas disa ditësh ky i fundit e denoncoi të vjedhur në policinë e Tiranës.
Por pas hetimeve, mjeti luksoz u gjet i fshehur në fshatin Prush ndërsa policia ndaloi Kosovën.