Bota

Video/Shpërthim në qendër tregtare në Armeni, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qendrën tregtare Surmalu në Armeni.

Lajmi u bë i ditur nga sekretari i shtypit i Ministrisë së Situatave Emergjente të Armenisë, Hayk Kostanyan.

Sipas tij, për momentin në vendin e shpërthimit po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që nën rrënoja të ketë viktima.

Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka rënë brenda një magazine fishekzjarresh dhe lëndësh të tjera plasëse. Nga shpërthimi është shkatërruar magazina dhe një pjesë e godinës.

 

Ndërkohë, mediat armene shkruajnë se në vendngjarje janë nisur 6 ekipe të zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit,  të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave dhe një psikolog./Opinion.al

 

Pas