Bota

VIDEO/ Shpërthim në Napoli, gropa gjigante përpin makinat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:42 - 08/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një gropë gjigante është hapur në parkingun e një spitali në Napoli midis orës 6:30 dhe 6:45 të së premtes.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e ngjarjes fatmirësisht nuk pati të lënduar. Brigada e zjarrfikësve italianë mbërriti në zonë për të kontrolluar menjëherë situatën. Të paktën, 3 automjete mund të shiheshin në fund të gropës rreth 20 metra të thellë dhe rreth 2,000 metra katrorë të gjerë.

Lidhur me ngjarjen, ka nisur një hetim nga prokurori Gennaro Damiano, dhe po koordinohet nga zëvendësprokurori Raffaello Falcone. Shkaku i ngjarjes nuk është konfirmuar ende, por sipas autoriteteve mund të bëhet fjalë për shpërthim të tubave të ujit. Hipoteza më e vlefshme për momentin është ajo e një dështimi të shkaktuar nga infiltrimi i ujit nëntokë pas reshjeve të ditëve të fundit.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas vunë re shembjen e rrugës.

Ndërkohë si pasojë e ngjarjes spitali “Del Mare” i Napolit ka mbyllur përkohësisht pavionin COVID-19, pasi është ndërprerë energjia elektrike dhe uji./Opinion.al

Video

 

Pas