Kronikë

Video/Shpërthim i fortë në një pallat në Institut, flakët “përpijnë” ndërtesën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 30/05/22 |
Opi Nion

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar flakë të mëdha në një pallat në zonën e Institutit në Tiranë.

Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të ndërtesës, ndërsa siç mund të shihni edhe në video, mund të dëgjohet një shpërthim i fortë.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse.

Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al

Pas