Një makinë tip ‘Jaguar’ ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme në Durrës, ku fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të dëmtuar.
Siç bëjnë të ditur mediat lokale, makina është në pronësi të kandidatit për deputet të LSI-së, Skerdi Bello.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinën tip Benz, e cila në momentin e ngjarjes mësohet se ka qenë në lëvizje.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por do të jenë hetimet e policisë ato që do hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.