Kronikë

Video/ Shpërndanin kokainë, dy të arrestuar në Korçë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 05/02/22 |
Opi Nion

Një operacion antidrogë i koduar “Epilog”, ka vënë në pranga dy persona E. A., 41 vjeç, banues në Korçë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Autoritetet bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se të dy këta persona në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi E. A., në të cilën ndodhej edhe shtetasi A. D., u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., si edhe në mjetin e tij tip “Volkswagen Golf”, iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, u ushtrua kontroll edhe në banesën e shtetasit A. D., në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë.

Gjatë këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050 euro, 1 automjet tip “Volksëagen Golf” dhe 3 aparate celularë.

Po vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Pas