Aktualitet

Video/ Shpejtësi deri në 207 km/h, arrestohen 15 shoferë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 01/07/22 |
Opi Nion

Vijojnë kontrollet e policisë në rrugët e vendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rugore.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 55 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”.

Përmes një videoje të publikuar nga policia në rrjetin social “Facebook”,  shihet qartë teksa një drejtues mjeti është kapur duke udhëtuar me shpejtësi 207 km/h në unazën “Farkë-Teg”.

Ndër të tjera policia ka arrestuar 15 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

Gjithashtu përgjatë  24 orëve monitorim të bërë nga Policia Rrugore  u ndëshkuan me gjoba, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:1273 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve; 613 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit; 192 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 11 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

Pas