Në një video të publikuar nga policia e Çikagos shihet një oficer policie, që qëllon për vdekje një 17-vjeçar me ngjyrë. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2014. Gjatë ndjekjes oficeri Xhezon Van Djuk qëllon 16 herë mbi adoleshentin e paarmatosur. Prokuroria e e akuzoi agjentin për vrasje të qëllimshme, ndërsa në një raport të policisë shkruhet se viktima ishte nën e fektin e drogës dhe mbante në dorë një armë të ftohtë.
Por këto pamje të një prej makinave të policisë hedhin poshtë pretendimin se Mekdaonald ishte i armatosur.
Vdekja e Lakuan Mekdonald ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të Çikagos që kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër dhunës së përsëritur të policisë amerikane ndaj afro-amerikanëve. Në dy vitet e fundit dhuna e oficerëve të bardhë ndaj njerëzve me ngjyrë ka nxitur protesta të shumta, ku rastet më të njohura janë ato në Ferguson dhe Baltimore.