Bota

Video shokuese në BBC: Burri ngre duart i dorëzuar, rusët e vrasin para familjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:06 - 26/03/22 |
Opi Nion

Një video, e marrë pranë Kievit nga një grup i mbrojtjes territoriale ukrainase që bën vëzhgim ajror – i quajtur ‘Bugatti’ – tregon një civil, makina e të cilit detyrohet të ndalojë, ndoshta sepse goditet nga plumbat. Burri del nga automjeti me duar të ngritura lart. Pak çaste më vonë ai vritet nga rusët.

Makina e viktimës, së bashku me dy mjete të tjera, bën një kthesë kur sheh një postë ruse pak metra përpara, në buzë të rrugës.

Makina e tij ndalon dhe Maksim Iovenko është qëlluar për vdekje, ndërsa ai është qartësisht me duart lart disa hapa larg makinës.

BBC, e cila kërkoi një koment nga Ministria ruse e Mbrojtjes, pa e marrë atë, foli me një mik të Iovenkos, i cili ishte në një nga makinat që ishin pjesë e karvanit të vogël, që po përpiqej të largohej pranë autostradës E40.  “Në veturë ishin Maksimi, gruaja dhe djali i tij dhe nëna ime”, shpjegon dëshmitari. Nëna e tij u plagos por mbijetoi, si dhe djali i Maksimit, por gruaja e Maksimit u vra. Rusët më pas lane të ikte gruaja dhe djali 6 vjecar, i plagosur. /Opinion.al


 

Pas